FIDANISHTJA

Biffar: Kamenica model për shumë punë afirmative

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kamenicën e kemi si model në shumë çështje si mirëmbajta e pastërtisë në qytet, gjitha investimet që bëhen janë transparente, por edhe tek barazia gjinore. Asnjë komunë nuk ka shkuar aq larg për çështje gjinore, sa ka shkuar komuna e Kamenicës ka thënë Ulrich Biffar.

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komuna e Kamenicës, të enjten kanë mbajtur punëtorinë me titull: “Shkëmbimi i praktikave më të mira mbi buxhetimin gjinor”.

Sadete Tërnava, përfaqësuese e OSBE-së, tha se ”buxhetimi i ndjeshëm gjinor është ndikimi i komunës për t’i vënë në pah të njëjtë dhe të barabartë nevojat e grave dhe të burrave, të vajzave dhe të djemve, karshi projekteve të bëra të komunës për një çështje të caktua”.

Ajo si zyrtare përgjegjëse për barazi gjinore ishte e interesuar që të shoh se sa komunarët janë të përgjegjshëm lidhur me menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit që shkojnë në këtë ligj.

Ndërsa, Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, falënderoj drejtorin e OSBE-së dhe ekipin komunal të OSBE-së, për mbështetjen e vazhdueshme për komunën e Kamenicës.

Ne si komunë, çdo herë kemi treguar një gatishmëri sa u përket propozimeve dhe aprovimit të buxhetit për çështje gjinore, por jemi të kënaqur edhe me vlerësimet nga ana e jashtme që po bëhen komunës së Kamenicës.

“Nuk është që ne kemi shumë buxhet, por është çështja e kuptimit të rëndësisë. Grupi i grave, zyra për barazi gjinore dhe ekipi i OSBE-së, kanë mbajtur edhe takime me gratë nëpër lokalitete të ndryshme, ku aty kanë marrë edhe propozimet e grave për projektet e vitit të ardhshëm. Po ashtu për vitin e ardhshëm, buxheti për barazi gjinore do të rritet” ka thënë Kryetari Surdulli.

Drejtori Regjional i OSBE-së, Ulrich Biffar, thotë se përkushtimi i grave duhet të jetë më i madh, andaj bëheni aktiv siç keni qenë deri më tani.

FIDANISHTJA

“Kamenicën e kemi si model në shumë çështje si mirëmbajta e pastërtisë në qytet, gjitha investimet që bëhen janë transparente, por edhe tek barazia gjinore. Asnjë komunë nuk ka shkuar aq larg për çështje gjinore, sa ka shkuar komuna e Kamenicës “ ka thënë Biffar.

Zyrtari Kryesor Financiar, Naser Hashani, para të pranishmëve ka folur për eksperiencat e iniciativës së buxhetimit gjinorë.

Ai tha se zyrtarja për barazi gjinore dhe grupi i grave ka mbajtur takim nëpër lokalitete të ndryshme të komunës së Kamenicës, kanë marrë prioritete nga takimet me gra nëpër lokalitetet, e po ashtu kanë bërë edhe raporte dhe dokumente të propozimeve të projekteve .

“Procesi i buxhetimit gjinor merr një dimension të ri në 2013, pasi që numri i grave pjesëmarrëse në proces u rrit, nga viti në vit, p.sh. në vitin 2011, prezente ishin 6 gra, viti 2012, 10 gra dhe në atë 2013, 70 gra.

Po ashtu, përveç numrit të grave edhe buxheti është rrit për projektet e barazisë gjinore. Në vitin 2010 dhe 2011 nga 5 mijë euro, në vitin 2012, 10 mijë euro, në vitin 2013, 22 mijë euro, kurse për vitin 2014 është parapa buxhet prej 25 mijë euro” ka thënë Hashani.

Në këtë punëtori edhe drejtori i drejtorisë së Administratës, Enver Ajvazi, tregoj për praktikat më të mira gjatë vizitës studimore në komunën e Elbasanit.

Gjatë kësaj punëtoria, kontribut dhanë edhe Sabri Morina, nga drejtoria e Arsimit dhe të tjerë.

Kjo punëtori është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në kuadër të projektit “Forcimi i llogaridhënies dhe transparencës në komunat e Kosovës”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.