Eko Higjiena

Biffar: Gazetarët e Anamoravës kanë shënuar progres

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ulri Biffar drejtor i zyrës rajonale të OSBE-së në Gjilan thotë se mediet e rajonit të Anamoravës kanë shënuar progres derisa thotë se përkushtimi dhe angazhimi i tyre ka bërë që të mbahet gjallë dhe suksesshëm Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”.

“Liria e medieve duhet të konsiderohet si njëra nga shtyllat më të rëndësishme të një shoqërie demokratike”. Kështu vlerëson Ulrich Biffar drejtor në zyrën rajonale të OSBE-së.

Biffar këto komente i ka bërë me rastin e 13 vjetorit të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”. “Mediet e rajonit te Anamoravës kanë shënuar progres sepse angazhimi dhe përkushtimi i tyre ka bërë që ata të jenë sot këtu ku janë, me një klub të organizuar e shumë profesional” tha Biffar.

Uji Dea

Biffar thotë se progresi në informimin publik mund të arrihet vetëm përmes përkushtimit të gazetarëve në shërbim të qytetarëve. “Në asnjë rrethanë nuk duhet të nën vlerësohet puna dhe fuqia e gazetareve, edhe pse ata kanë nevojë për kushte më të mira” ka spikatuar Biffar.

Biffar është krenar që zyra e tij ka ndihmuar e përkrahur gazetarët e Gjilanit. “Raportimi pa presion, raportimi pa ndikim dhe raportimi pa ndikim financiar. Unë besoj se këtu ka ende vend për përmirësim. Mediet nuk duhet të konsiderohen si një mjet, mediet duhet të konsiderohen si të pavarura, e cila është e vetmja rrugë për të qenë e suksesshme” tha Biffar.

Biffar tha se OSBE-ja në Gjilan ka provuar t`i ndihmojë shumë herë gazetarët e Gjilanit duke siguruar trajnime e ngjarje tjera informative ku edhe kemi pasur sukses.”Nuk ndihem i lodhur në vazhdimin e këtyre përpjekjeve” ka thënë Biffar./rajonipress/