Fundamenti

Bien eksportet, prodhuesit kosovarë nuk gjejnë treg

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Që nga pas lufta e deri më sot, Kosova po vazhdon që të përballet me deficit shumë të lartë tregtar. Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, deficiti ka arritur gati në 1.8 miliard euro, përderisa gjatë vitit të kaluar ka qenë përafërsisht në këtë shifër. Shifrat zyrtare të institucioneve përkatëse shtetërore tregojnë se këmbimi tregtar i mallrave me shtetet fqinje e më gjerë tregojnë se edhe në vitin 2016 po vazhdon deficit tregtar i Kosovës me botën e jashtme. Kjo, sepse në Kosovë edhe sivjet, krahasuar me një vit më parë, është rritur deficiti tregtar me vendet e huaja për 8.7 për qind.

Kaçaniku: Eksportojmë skrap e mbeturina të metaleve.

“Masat që janë marrë dhe mënyra si është qeverisur pas shpalljes së pavarësisë e këndej, nuk janë masa adekuate që po e nxisin rritjen e prodhimit, nuk janë masa që ndihmojnë rritjen e prodhimit dhe rritjen e eksportit të mallrave”, është shprehur eksperti i ekonomisë, Haki Shatr,raporton Gazeta Kosova Sot

Që nga pas lufta e deri më sot, Kosova po vazhdon që të përballet me deficit shumë të lartë tregtar. Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, deficiti ka arritur gati në 1.8 miliard euro, përderisa gjatë vitit të kaluar ka qenë përafërsisht në këtë shifër. Shifrat zyrtare të institucioneve përkatëse shtetërore tregojnë se këmbimi tregtar i mallrave me shtetet fqinje e më gjerë tregojnë se edhe në vitin 2016 po vazhdon deficit tregtar i Kosovës me botën e jashtme. Kjo, sepse në Kosovë edhe sivjet, krahasuar me një vit më parë, është rritur deficiti tregtar me vendet e huaja për 8.7 për qind.

Eksporti i mallrave në këtë periudhë kishte vlerën 226 milionë euro, ndërsa importi 2 miliardë e 042 milionë euro, ku shprehet një rënie prej minus 9.9 për qind për eksport si dhe një rritje prej 6.3 për qind për import duke krahasuar me nëntëmujorin e njëjtë të vitit 2015. Zyrtarja e lartë e ASK-së për Statistikat e Tregtisë së Jashtme, Mensure Qerkezi ka ofruar shifrat zyrtare për qarkullimin e mallrave në tregtinë e jashtme në periudhën , janar – shtator 2015 – 2016. Ajo ka theksuar se, sipas të dhënave nga Tregtia e Jashtme në Kosovë bëhet fjalë për një deficit tregtar më të lartë për 8.7 për qind për periudhën janar – shtator 2016, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2015, gjegjë- sisht në vlerë prej 1 miliard e 816 milionë euro krahasuar me deficitin 1miliard e 670 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Eksporti mbulon importin vetëm 11.1 për qind. Eksporti i mallrave në këtë periudhë kishte vlerën 226 milionë euro, ndërsa importi 2 miliardë e 042 milionë euro, që është një rënie prej minus 9.9 për qind për eksport si dhe një rritje prej 6.3 për qind për import, duke krahasuar me nëntëmujorin e njëjtë të 2015.

Metalet bazë kanë pjesëmarrjen më të lartë në eksportet e Kosovës Ndryshe, zyrtarja e ASK-së, Mensure Qerkezi e konfirmoi se artikujt me pjesë- marrjen më të lartë të eksportit në këtë periudhë edhe sivjet kanë qenë metalet bazë dhe artikujt prej tyre me një pjesë- marrje në eksport në shifrat prej 37.6 për qind, dhe produktet minerale në shifrën 19.2 për qind. Pastaj vijojnë këta artikuj: plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre me 9.7 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani në shkallën 8.8 për qind, produktet bimore në shkallën 5.1 për qind, lëkurë dhe artikuj prej tyre në shkallën e 3.5 për qind etj.

FIDANISHTJA

Sipas të dhë- nave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13.4 për qind, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 12.5 për qind, produktet minerale me 11.4 për qind, metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 9.9 për qind, produkte të industrisë kimike me 8.2 për qind, mjetet e transportit me 7.6 për qind, plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre me 7.0 për qind, etj.

Ajo ka njoftuar edhe me të dhë- nat se cilët ishin partnerët kryesorë për eksport dhe import të Kosovës për periudhën, janar – shtator 2015-2016. Ajo tha se eksportet e Kosovës në 28 vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe arritën në 51 milionë euro, ose rreth 22.7 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej minus 40.9 për qind krahasuar me vitin paraprak. Partneret kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 4.2 për qind, Holanda me 3.8 për qind, Bullgaria me 3.7 për qind.

Sipas Qerkezit, importet e Kosovës nga 28 vendet e BE-së ishin rreth 873 milionë euro, ose 42.7 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7.9 për qind krahasuar me vitin paraprak. Ajo sqaroi se importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania me 12.5 për qind, Italia me 7.4 për qind, Greqia me 4.2 për qind, Polonia me 2.6 për qind etj.

Sipas ASK-së, mësohet se eksportet e Kosovës me vendet CEFTAsë arritën në 100 milionë euro, ose 44.4 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 7.4 për qind krahasuar me vitin paraprak. Ndërkaq, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së janë Shqipëria me 13.4 për qind, Maqedonia me 12.1 për qind, Serbia me 11.5 për qind dhe Mali i Zi me 4.6 për qind. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së gjatë kësaj periudhe, arritën në 549 milionë euro, ose me 26.9 për qind të importeve të përgjithshme, me një rënie prej minus, 4.5 për qind, krahasuar me vitin paraprak.

Qerkezi theksoi se vendet me pjesëmarrjen më të lartë për import ishin Serbia me 13.8 për qind, Maqedonia me 5.7 për qind, Shqipëria me 4.1 për qind dhe B & H me 2.9 për qind. Për eksportin e Kosovës si partner tjetër me rëndësi në këtë nëntëmujorin ishte Kazakistani me vlerë prej 38 milionë euro, ose me rreth,16.8 për qind te eksporteve të përgjithshme, ndërsa për importin e Kosovës ishte Turqia me vlerën prej 214 milionë ose me rreth 10.5 për qind të importeve të përgjithshme./kosova sot/