FIDANISHTJA

Bieber: Korrigjimi i kufijve nuk është ide e dëshirueshme, ngrit tensionet në gjithë rajonin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, profesori i Universitetit të Grazit, Florian Bieber, thotë se ideja e korrigjimit të kufijve për zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogardit nuk është zgjidhje reale dhe as e dëshirueshme.

“Ndryshimi i kufijve nuk është një ide reale dhe as e dëshirueshme si zgjidhje, jo vetëm për Kosovën, por as për konfliktin e ngrirë. Ajo do të rrisë tensionet, gjë për të cilën po lexojmë çdo ditë”, ka thënë ai, shkruan EWB, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarata Bieber i ka bërë në një konferencë së bashku me profesorin tjetër, Nikolas Cifakis, ku kanë folur për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Njëjtë sikurse Bieber, Cifakis thotë se ideja për ndryshim të kufijve do të shkaktonte probleme të reja, përveç Kosovës, edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Uji Dea

“Ndryshimi i kufijve apo demarkacioni do të krijonte probleme të reja jo vetëm në Kosovë, por mbi të gjitha edhe në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë ai.

Ndërkohë sa i përket zhbllokimit të dialogut dhe situatës së deritanishme, Bieber thotë se përpjekjet deri tani kanë rezultuar të pasuksesshme, duke bërë thirrje që të mbahet një konferencë serioze, dhe përfshirje të forcave të reja në proces.

“Është e vështirë të arrihet një rezultatet vetëm me ndihmën e BE-së. Procesi duhet të përfshijë Shtetet Anëtare të BE dhe SHBA në mënyrë joformale, pasi që formalisht dhe vendet e tjera do të kërkonin një vend në tryezë, si Rusia, “ka deklaruar ai.

Bieber thotë se deri sot është treguar se negociatat në rajon janë të suksesshme vetëm nëse ka bashkëpunim ndërmjet BE-së dhe SHBA-së./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.