United Hospital

Bie pak numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, mbesin rreth 3 mijë raste aktive

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Numri i rasteve me Covid-19 ka rënë në dy ditët e fundit në Kosovës. Dje dhe sot janë raportuar me pak se 100 raste, shifër kjo me e vogël që nga muaji qershor.

Korriku dhe gushti ishin piku i Covid-19 në Kosovë, gjatë kësaj kohe u raportua numri më i madh i rasteve që nga fillimi i pandemisë, me 13 mars.

Ndërsa një rënie e lehtë e rasteve është vrenjtur në fillim të shtatorit. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 85 raste të reja me Covid-19.

Aktualisht në vendin tonë kanë humbur jetën 568 pacientë të cilët ishin të prekur me Covid-19.

Uji Dea

Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 14 mijë 204 raste nga 54 mijë 443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë 643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 993.

Një ndër komunat me të prekura nga ky virus po vazhdon të mbetet Prishtina./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.