ARKATANA

Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjermania bëri të ditur se 17,236 azilkërkues nga Shqipëria mbërritën në vitin 2016, një rënie e ndjeshme me 34,000 persona nga mbi 50,000 azilkërkuesit e një viti më parë.

Numri i azilkërkuesve shqiptarë për në Gjermani ka rënë ndjeshëm në vitin 2016, krahasuar me një vit më parë, ku ky numër ishte shumë më i madh, shkruan ‘Balkaninsight.com’.

Gjermania bëri të ditur se 17,236 azilkërkues nga Shqipëria mbërritën në vitin 2016, një rënie e ndjeshme me 34,000 persona nga mbi 50,000 azilkërkuesit e një viti më parë, përcjell albinfo.ch.

Zyra e Migracionit dhe Refugjatëve në Gjermani bëri të ditur se 17,236 shqiptarë kërkuan për azil në 2016, pra 68 për qind më pak se në 2015, kur 54,762 shqiptarë kërkuan këtë status.

Shqiptarët filluan të largohen masivisht nga vendi për në Evropën Perëndimore në gjysmën e dytë të 2014, pasi arriti kulmin kriza ndërkombëtare e emigrantëve nga Lindja e Mesme.

HW

Shumë shqiptarë menduan se kjo situatë do t’i sillte atyre favor në azilkërkim. Shifrat mbetën të larta gjatë vitit 2015, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe autoritetet gjermane e shqiptare, se shanset e suksesit në kërkesat e azilit të shqiptarëve ishin thuajse zero.

Në vitin 2016, më shumë se 1 milion refugjatë aplikuan për azil në Gjermani, ndërsa autoritetet e kufizuan numrin te ata që i largoheshin zonave të luftës në Siri dhe Irak.

Shumë shqiptarë fajësojnë dështimin e qeverisë për të reformuar ekonominë për eksodin masiv të njerëzve që duan të largohen nga vendi për të filluar një stil të ri jetese.

http://www.albinfo.ch/bie-numri-i-azilkerkuesve-shqiptare-ne-gjermani/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.