ARKATANA

Bie nga kati i pestë, humb jetën tragjikisht një gjilanas

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të hënën rreth orës 10.55 minuta në Emergjencën e Gjilanit është sjellur një person pa shenja jete. Personi me inicialet V.H (1983) nga Gjilani pas ekzaminimit të mjekëve të Emergjencës konstatohen lëndime vdekjeprurëse (Fraktura të eshtrave të kafkës dhe gjymtyrëve).

Sipas familjarëve të pranishëm i ndjeri ka rënë nga kati i 5 i një ndërtese në Rrugën “Abdullah Tahiri, ka njoftuar për rajonipress Selami Kurteshi.

Mobi Casa

Shkaqet që kanë sjellë deri te kjo tragjedi ende nuk dihen saktë, por siç deklarojnë familjaret i ndjeri ditëve të fundit ka qenë më i heshtur se zakonisht. Për këtë rast menjëherë është lajmëruar policia dhe pritet ekzaminimi i detajuar i këtij rasti tha për rajonipress Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit rajonal të Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: