RCCOLA

Bie nga dritarja e banesës, humb jetën 22 vjeqari gjilanas

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Viktima 22 vjeçar dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij, i njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për t`i ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Ismet Hashanit:

Ju njoftojmë se sot me datë 08.08.2023 rreth orës 15:54 policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në rr. “Abdulla Presheva” – Gjilan është gjetur një person i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima ( M.K.SH 22 vjeçar) dyshohet të ketë rënë nga dritarja e banesës së tij, i njëjti është dërguar në Qendrën emergjente në Gjilan me urgjencë i përcjell nga patrulla e Policisë, ku edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për t`i ofruar ndihmë mjeku kujdestar ka konfirmuar se ai ka ndërruar jetë.

Uji Dea

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante nga stacioni policor i Gjilanit dhe Hetuesit rajonal të policisë së Kosovës. Rrethanat se si ka ardh deri te ky rast i rëndë janë duke u hetuar nga policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në IML në Prishtinë, dhe rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë” njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/