Bie nga çatia e shtëpisë, humb jetën në qytetar nga Artana

Gjilan – Në Novobërdë raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në një shtëpi është rrëzuar nga çatia. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK ku ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/