Fundamenti

Bie kostoja e ndërtimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), në Kosovë ka pësuar rënie për 0.1 për qind mes tremujorit të tretë dhe tremujorit të katërt të vitit 2013. Krahasuar me periudhën bazë, tremujori i parë 2013, IKN nuk ka ndryshuar.

Kështu thuhet në një njoftim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar “Indeksin e Kostos të Ndërtimit” të tremujorit të katërt të vitit 2013.

Kategoria e vetme e kostos së ndërtimit që ka pësuar rënie për 0.4 për qind, janë materialet. Rënia e çmimeve të kostos së materialeve vërehet tek materialet e ndërtimit për 0,4 për qind, materialet elektrike për 0,2 për qind dhe materialeve sanitare me një rënie prej 0.1 për qind.

Fundamenti

Rëniet pjesërisht janë neutralizuar me ngritjen e çmimeve të energjisë (8.7 për qind) dhe kostot tjera (0.9 për qind). Thuhet se nuk ka pasur ndryshime për pagat, makineritë dhe transportin.

Ndryshe, Indeksi i Kostos së Ndërtimit matë zhvillimin e çmimeve të faktorëve të prodhimit të materialit të lëndës së parë, pagat, makineritë, transportin, energjinë dhe kostot e tjera që përdoren në projektet ndërtimore. /Telegrafi/