Bie inkasimi, “Hidromorava” kërcënon borxhlinjtë

Gjilan – Abdylaziz Selmani u.d. së drejtorit në “Hidromorava” thotë se kohëve të fundit ka rëndë dukshëm inkasimi dhe si rezultat i saj është vështirësuar situata financiare e kompanisë. Jemi të detyruar që nga data 19 maj të ç’kyçim të gjitha rastet individuale dhe kolektive që kanë borxhe tha Selmani.
Menaxhmenti i “Hidromoravës” është shumë i kënaqur me reshjet e fundit të cilat si rezultat përmirësuan dukshëm rritjen e nivelit të ujit në të gjitha pikat akumuluese, dhe ky ishte shkaku kryesor që menaxhmenti edhe pezulloj reduktimet thotë Abdylaziz Selmani u.d. i drejtorit, raporton rajonipress.
Por menaxhmenti ka një breng tjetër e cila po e rëndon anën financiare të kompanisë. Selmani tha se inkasimi ditëve të fundit ka rënë dukshëm dhe po rëndohet gjendja financiare e kompanisë, derisa shtohen edhe defektet e shumta.”Menaxhmenti andaj ka vendosur që nga data 19 maj t`i ç’kyç të gjithë borxhlinjtë individual dhe ata kolektivë. Ne apelojmë tek të gjithë klientët tanë që të kryejnë obligimet në mënyrë që të ndihmohet edhe kompania jonë dhe kur ndihmohet kompania atëherë rriten edhe shërbimet dhe cilësia e tyre tha Selmani. /rajonipress/