Fundamenti

Bie importi i fishekzjarrëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Importi i mjeteve piroteknike në Kosovë sivjet ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar, por edhe vitet paraprake. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2015 importi i mjeteve piroteknike krahasuar me vitet e kaluara ka rënë në mënyrë drastike. Gjatë 12-mujorit të këtij viti në territorin e Kosovës janë futur mjete piroteknike në vlerë 387.173 euro.

Nëse krahasojmë me vitin e kaluar importi është 6 herë më i vogël. Gjatë vitit 2014 ishin importuar 780 mijë kilogramë fishekzjarrë, të cilat në vlerë monetare kanë qenë 1.8 milion euro.

HW

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, ka thënë se importi i mjeteve piroteknike për çdo vit po ka rënie. Megjithatë, sipas Stavilecit, këtë vit ka më pak import të mjeteve piroteknike, si pasojë e rritjes së taksave.

​“Rritja e akcizës për 2 euro në një kilogram mjete piroteknike, ka bërë që këtë vit importi i tyre të bie dukshëm”, ka thënë ai. Por, ai ka shtuar se të hyrat në Doganë nuk kanë rënë pavarësisht asaj se sasia e importit nuk është e njëjtë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.