HW

Bie çmimi i prodhimeve bujqësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tre mujorin e parë të këtij viti, sipas së cilit indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rënie për -0.6 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që shkoi.

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

UBT

“Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe në vendet të tjera: ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet, që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për kafshët dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Sipas ASK-së, në tremujorin e parë të vitit 2016, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për (-2.2%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015, kurse indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 5.8 %.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.