Biden: SHBA-të do të qëndrojnë krahë Kosovës

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka thënë se Amerika beson në Kosovën dhe do të qëndrojnë prapa saj në çdo hap.
Biden ka thënë se SHBA-të kanë investuar mbi 2 miliardë euro në Kosovë dhe këtë e kanë bërë për shkak se dëshirojnë të ndihmojnë në krijimin e shtetndërtimit.
Lexoni një pjesë nga fjalimi i tij:
SHBA-të do të vazhdojnë që të qëndrojnë krah Kosovës, për tu bërë një demokraci me prosperitet. Dhe këtë nuk po e them vetëm sa për ta thënë. Nëse ju arrini sukses edhe rajoni do të ketë sukses. Vizioni ynë i botës është që të ketë një Evropë të plotë të lirë dhe të bashkuar. Kjo ka rëndësi për SHBA-në. Për shkak të asaj që keni punuar ju jeni në një pozitë ku bota po ju njeh. Po bëni gara edhe me emrin tuaj. E keni parë Majlindën, e cila duhet të jetë shumë e fortë pasi e çonte atë medalje aq të rëndë.
Normalisht ka vendime të rënda në politikë. Mirëpo ato zakonisht janë më të suksesshmet. E dini që ende janë plagët e luftës të freskëta. Por e vetmja mënyrë për Kosovën që të ec përpara është të përbashkët dhe të avancoj bashkimin. Ju përgëzoj për pjesëmarrjen në Starograc duke nderuar viktimat serbe në Kosovë.
Hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrë Kosova dhe si munden SHBA-të të ndihmojnë në këtë drejtim. Kjo kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe negociata paqësore me fqinjtë tuaj. Madje edhe me armiqtë tuaj./zeri/
Biden kërkon luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Zëvëndëspresidenti amerikan, Joe Biden në konferencën e përbashkët me Presidentin Thaçi ka kërkuar nga klasa politike dhe shoqëria që ta luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Biden korrupsionin e ka quajtur “kancer i shoqërisë” dhe si diçka që e ndalon zhvillimin e Kosovës.
“Korrupsioni është kancer, nuk është hiperbol kjo. Çdo vend i cili përballet me korrupsion është pasojë e qeverisjes se fundit sepse nuk kanë mundur të ecin përpara. Nëse nuk e trajtoni këto, mundësia që të ecni përpara, kjo mundësi nuk do të jetë e mundshme. Shpresoj që do ta keni një Kosovë të fortë, demokratike pa korrupsion.
Përdorimi i dhunës po ashtu nuk është i tolerueshëm në një shoqëri demokratike.
Korrupsioni i dobëson mundësit e zhvillimit të shoqërisë. Korrupsioni rrezikon çdo gjë që Kosova dëshiron të arrij në të ardhmen e saj”, ka thënë Biden./GazetaExpress/