GRANDEMALL

Biden: Marrëveshja të zbatohet shpejt

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden riafirmoi partneritetin e ngushtë dypalësh të Shteteve të Bashkuara me Kosovën dhe mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, thuhet në një njoftim për shtypin të Shtëpisë së Bardhë.

Biden vlerësoi udhëheqjen dhe kurajon politike të demonstruar nga Kryeministri Thaçi dhe qeveria e Kosovës në arritjen e marrëveshjes në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Biden theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes për të shfrytëzuar këtë mundësi historike për të siguruar paqen dhe begatinë për popujt e Kosovës dhe Serbisë dhe për të çuar përpara aspiratat evropiane të të dy vendeve.

Biden ritheksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës si partnerë dhe miq, dhe janë optimistë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve në vitet e ardhshme, përfundon komunikata për shtyp e Shtëpisë së Bardhë.

Përfundon takimi Thaçi – Biden, vlerësohet pozitiv

Ka përfunduar takimi ndërmjet Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Zëvendëspresidentit amerikan, Joseph Biden.

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, përmes rrjetit social twitter ka thënë se është gjithmonë e inspiruar pas takimeve me Biden dhe se “Kosova është e bekuar me përkrahjen e SHBA’ve përgjatë historisë tonë”.

Eco Higjiena

Ndërsa, ambasadorja e SHBA’ve në Kosovë, Tracey Jacobson e ka vlerësuar takimin si shumë pozitiv.

Thaçi fillon vizitën në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot fillon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takohet me nën Kryetarin e SHBA-ve, Joseph Biden, Zv. Sekretarin e Departamentit të Shtetit, William Burns, nën Sekretarin e Mbrojtjes, James Miller, Kongresistin Eliot Engel, si dhe shumë senatorë, kongresistë dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë.

Përpos takimeve zyrtare dhe intervistave me medie të njohura Amerikane, Kryeministri Thaçi do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin John Hopkins.

Gjatë kësaj vizite në SHBA Kryeministri Thaçi do të vizitojë edhe shtetin e Iowas, me të cilin Kosova ka të nënshkruar marrëveshjen për partneritet. Në Iowa Kryeministri Thaçi do të takojë përfaqësues të shtetit të Iowas, si dhe investitorë dhe biznesmenë të këtij shteti.

Në përmbyllje të vizitës në SHBA, Kryeministri Thaçi do të qëndrojë në Nju Jork, ku do të merr pjesë në takimin e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në këtë vizitë Kryeministrin Thaçi e shoqërojnë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.