Eko Higjiena

Biden i akuzoi Thaçin dhe Mustafën për zhvatje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dukagjin Gorani, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, thotë gjatë një interviste për “Zërin” se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, haptas i akuzoi për zhvatje presidentin Thaçi dhe kryeministrin Mustafa. Ai flet edhe për kërkesën e numrit dy të SHBA-ve që të miratohet demarkacioni me Malin e Zi dhe të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe.

Nuk ishte lehtë këto ditë të jeni kryeministër apo kryetar në Kosovë dhe ta dëgjoni nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, teksa haptazi ju akuzon për kapjen dhe zhvatjen e vendit tuaj. “Vërtet duhet pasur lëkurë të trashë për t’i qëndruar kësaj”, kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dukagjin Gorani, pak ditë pas vizitës që zhvilloi në Kosovë numri dy i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gorani thotë se mesazhi kryesor i z. Biden është se për qeverinë amerikane, armiku më i madh i Kosovës është pushteti i saj i korruptuar.

FIDANISHTJA

Sa i përket kërkesës së Biden-it që të miratohet demarkacioni me Malin e Zi dhe të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, Gorani thotë se nënpresidenti amerikan kërkoi vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Republikën e Serbisë dhe përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, për të cilën gjë, siç thotë ai, angazhohet edhe Lëvizja “Vetëvendosje”. “ Qëndrimi i ‘Vetëvendosjes’ është se marrëveshjet që u nënshkruan për këto çështje në gushtin e vitit të kaluar i pengojnë dhe i dëmtojnë po këto procese, si dhe stabilitetin e përgjithshëm të vendit”, shprehet ai.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” Gorani ka folur edhe për dorëheqjen e Adem Grabovcit nga funksioni i shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, pas publikimit të skandalit të përgjimeve në media./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.