Biden e quan Marrëveshjen shans historik për Kosovën e Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Uashington – Nënpresidenti amerikan Joe Biden u takua dje në Uashington me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq. Në përfundim të takimit, Zyra e nënpresidentit nxori një deklaratë për shtyp ku thuhet se Biden kishte ritheksuar në takim angazhimin e Shteteve të Bashkuara për një partneritet të fortët dypalësh me Serbinë.

Nënpresidenti amerikan përgëzoi kryeministrin Daçiq mbi marrëveshjen fillestare për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

RCCOLA

Kjo marrëveshje, thuhet më tej në deklaratë, mbart shpresën e avancimit të aspiratave evropiane për të dy vendet si dhe për të garantuar një të ardhme të begatë dhe paqësore për qytetarët e tyre. Kryeministri Daçiq dhe qeveria e tij, thuhet në deklaratë, treguan udhëheqjen dhe përkushtimin e nevojshëm për të marrë këtë hap të rëndësishëm.

Nënpresidenti Biden theksoi rëndësinë që Serbia dhe Kosova të punojnë me ngulm për të përmbushur angazhimet e dialogut dhe për të zbatuar plotësisht marrëveshjen dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë këtë shans historik për të çuar përpara vendet e tyre.(koha)