Bibliotekës “Fan S. Noli” për 15 vite nuk i kthehen 5000 libra
Gjilan – Biblioteka publike rajonale ”Fan S. Noli“ në Gjilan është biblioteka që ka shumë lexues, por ka edhe lexues të shumtë të pandërgjegjshëm që vijnë i marrin librat për t`i lexuar e nuk i kthejnë më. Kështu tha bibliotekisti Shaban Rexhepi duke dhënë edhe shifrat nga viti 1999 deri në vitin 2013.
Sipas tij në vitin 1999 janë 63 libra të pa kthyera, në vitin 2000 rreth 303 libra të pakthyera, në vitin 2001, 401 libra të pakthyera, në vitin 2002, 557 libra të pakthyera, në vitin 2003, 421 libra të pakthyera, në vitin 2004, 274 libra të pakthyera, në vitin 2005, 427 libra të pakthyera, në vitin 2006, 386 libra të pakthyera, në vitin 2007, 345 libra të pakthyera, në vitin 2008, 268 libra të pakthyera, në vitin 2009, 369 libra të pakthyera, në vitin 2010, 286 libra të pakthyera, në vitin 2011, 267 libra të pakthyera, në vitin 2012, 355 libra të pakthyera, në vitin 2013, 278 libra të pakthyera.
Bibliotekisti Shaban Rexhepi tha se ky është një problem shumë serioz pasi po na përcjell Bibliotekën tonë me vite të tëra. Numri i atyre lexuesve që nuk po i kthejnë librat është çdo vit në rritje edhe pse përkundrazi numri i të regjistruarve si anëtarë në këtë bibliotekë është çdo ditë në rënie ku krahasuar në vitin 2000 ku ishin 1831 anëtar të regjistruar ndërsa në vitin 2013 vetëm 953 anëtar të regjistruar”.
Rexhepi tha se deri më tani nuk është marr asnjë masë më e vogël ndëshkuese për lexuesit e pandërgjegjshëm.
Ndërsa bibliotekisti Qazim Azizi na shpalosi gjithashtu një problem tjetër shumë serioz që është duke u përballur Biblioteka Fan S. Noli në Gjilan.
Azizi tha se në këtë vit bibliotekës i është marrë një sall e leximit me kapacitet për 150 lexues nga Kuvendi Komunal i Gjilanit dhe sipas tij kjo sall ka qenë pronë e objektit të Gjykatës Themelore të Gjilani që tash kjo sallë është në shfrytëzim nga Kuvendi Komunal i Gjilanit.
Ai tha se me marrjen e kësaj salle nga Komuna bibliotekës i ka shkaktuar shumë probleme pasi tash kjo bibliotekë ka vend vetëm për 100 lexues edhe atë të ndarë në dy sektor atë për fëmijë dhe për të rritur.
Gjithashtu Azizi u shpreh se këto vende janë gjithmonë të stërmbushura nga lexues sidomos student. “Ne jemi detyruar që edhe korridorin e bibliotekës ta improvizojmë si sall të leximit nga pamundësia që të gjejmë një zgjidhje. Vetëm brenda 9 mujorit të par të këtij viti sallat e leximit janë gravituar me mbi 18 mijë nxënës, student dhe lexues të tjerë” tha Azizi./mirsad jerliu/rajonipress/


