Mobi Casa

Biblioteka rajonale merr donacion 500 libra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Biblioteka rajonale “Fan S. Noli” në Gjilan këtyre ditëve ka pranuar një donacion të librave nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit prej 547 titujve shkencor, që e pasurojnë edhe më shumë literaturën e kësaj biblioteke dhe ofrojnë mundësi më të mëdha për lexuesit nga Komuna e Gjilanit dhe më tej.

Literatura e pranuar përfshinë tituj të ndryshëm nga fusha e mjekësisë, shkencave natyrore, psikologjisë, etj, ndërsa siç ka thënë drejtori i kësaj Biblioteke Shefki Osmani, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan është duke u pasuruar edhe sektori i literaturës për fëmijë dhe për çdo ditë kemi një rritje të lexuesve nga të gjitha nivelet. Jemi duke shikuar procedurat së bashku me prokurimin publik, për furnizim me literaturë shtesë për bibliotekën tonë, sepse ka literaturë që është vjetruar dhe ajo duhet të zëvendësohet.

Ndërsa drejtori i DKRS-së në Gjilan, Veton Nevzadi, ka thënë se furnizimi me literaturë shkencore për bibliotekën rajonale po ndodh në vazhdën e zhvillimeve pozitive që po jepet Komuna e Gjilanit, sidomos me themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit. Ne falënderojmë Ministrinë e Kulturës për këtë ndihmë por edhe përgëzojmë menaxhmentin e bibliotekës për punën e mirë që po bënë në vazhdimësi.

Fundamenti

Nevzadi poashtu tha se vitin e kaluar kishim rekordin e numrit të lexuesve, këtë vit presim që ai numër të rritet edhe më, sepse kushtet dhe mundësit që i ofron biblioteka janë dhe do të jenë përherë e më të mira, falë një bashkëpunimi shumë të mirë dhe praktik që e kemi mes këtyre dy institucioneve, pra bibliotekës dhe Komunës.

Ai tha se Komuna, respektivisht Drejtoria e Kulturës së bashku me MKRS-në i kemi konfirmuar drejtorit Osmani mbështetjen për organizimin e Panairit të librit që tashmë është bërë tradicional në listën e organizimeve të shumta kulturore në Gjilan.

Ndryshe, Osmani tha se kanë pranuar dhuratë prej 389 librave gjatë vitit të kaluar edhe prej individëve./rajonipress/