Mobi Casa

Biblioteka pa ngrohje, komunë interveno ose mbylle!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Nga data 31 dhjetor, kur iu ndërprenë kontratat në vepër punëtorëve të Bibliotekës “Fan Noli”, ajo është bërë thuajse jofunksionale në shumë aspekte. Më kryesorja për tani është ngrohja, pasiqë edhe punëtori teknik, i cili ishte trajnuar nga investitori (Bashkimi Evropian) është larguar.

Uji Dea

Përkundër që kam njoftuar kryetarin e komunës për gjendjen e rëndë, i cili është njoftuar edhe nga menaxhmenti i bibliotekës, ende nuk është kthyer në punë punëtori i specializuar. Dhe si rezultat, kur dje e vizitova bibliotekën, mbretëronte një ftohtë i tmerrshëm aty. Shumë studentë kishin vendosur t’i lëshonin vendet e mësimit, sepse nuk mund ta përballonin të ftohtin. Gjendje edhe më e keqe mbretëronte edhe te punëtorët, të cilët nuk kanë kah të shkojnë e as çka të bëjnë. Kryetar, grahi punës se jemi bërë copa për ta mbrojtur atë institucion bashkë me aktivistët tuaj! Mos harro premtimet tuaja dhe të partisë suaj, normalizoje gjendjen në bibliotekë ka thënë Kushtrim Kadriu Asambleist i Lëvizjes “Vatra”./rajonipress/