United Hospital

Biblioteka Mjekësore dhe e Shkencave të Jetës në UBT pasurohet me 20 mijë libra të rinj

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Së fundmi, Biblioteka Mjekësore dhe e Shkencave të Jetës në UBT u pasurua me më shumë se 20 mijë libra të rinj nga Shtetet e Bashkuara. Librat u dhuruan nga kolegë tanë pedagogë dhe studentë nëpër universitete të ndryshme amerikane dhe me kontributin thelbësor të Projektit Ndërkombëtar të Librit në Leksington të shtetit të Kentakit.

Nën drejtimin e dekanes së Shkollës së Infermierisë së Universitetit të Floridës së Veriut, Dr. Linda Konelli (Linda Conelly), Shoqata e Studentëve të Infermierisë të Universitetit të Floridës së Veriut (ShSI UFV) dëshironte të bëhej pjesë e këtij projekti duke mbledhur sa më shumë libra universitarë që të mundej për t’ia dërguar UBT-së në Kosovë që ky të hapë librarinë e vet të parë të programit të infermierisë. ShSI UFV-ja ia doli të mblidhte më shumë se 1000 libra në vjeshtë të vitit 2015 dhe i nisi ata në Kosovë nëpërmjet Projektit Ndërkombëtar të Librit.

UBT-ja i mori librat dhe UFV-ja planifikon ta vazhdojë këtë partneritet duke mbledhur libra të tjerë këtë pranverë për t’i nisur ata në Kosovë përpara 1 majit. Kjo përvojë ishte nxitëse dhe prekëse, duke na kujtuar se sa mirënjohës duhet të jemi. Në një letër dërguar UBT-së, studentët nga Florida thanë se shpresonin të kishin luajtur “një rol të vogël në ndihmën për të hapur një program të ri infermierie, duke inkurajuar kështu një ndjenjë globale të bashkësisë në fushën e kujdesit shëndetësor”.

Studentët dhe pedagogët thanë: Aleks Ferose (Alex Feroce): Ishte nder për mua të isha pjesë e një projekti kaq të mrekullueshëm dhe ai më bëri të vlerësoj burimet që ne studentët kemi në dispozicion.

FIDANISHTJA

Xhes Stivens (Jess Stephens): U përmbyta nga bujaria dhe mbështetja që ofruan pedagogët e UFV-së përgjatë gjithë procesit. Ishte e mrekullueshme të shihje zhvillimin e projektit qysh prej ditës së parë dhe ndihem i prekur që isha pjesë e këtij viti të parë të dhurimit.

Dr. Linda Konelli (Linda Connelly): Duke zhvilluar projektin ndërkombëtar të librit, shpejt kuptuam se ishim shumë mbrapa me procesin e transportit. Nëpërmjet mirësisë dhe nxitjes së Z. Majkëll Troter (Michael Trotter), Mbikqyrës për Dërgesat dhe Marrjet në UFV, projekti ynë i dha frytet me lehtësi.

Veronika (Veronica): Për mua, infermieria ndërtohet mbi dhënien dhe duke marrë pjesë në projektin ndërkombëtar të librit, ndjeva se mund të isha në gjendje të jepja në nivel global.

Enxhi Marini (Angie Marini): Unë fillova në pjesën e dytë të projektit, i cili përbëhej nga transportimi dhe grumbullimi i librave prej zyrave të profesorëve, ku ata gjendeshin. Nuk besoj të kem qenë rrethuar ndonjëherë nga kaq shumë libra mjekësorë. Duke ditur që në po i dhuronim ata për një vend në zhvillim ishte shumë prekëse dhe unë mezi pres ta vazhdoj këtë projekt në të ardhmen. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.