UBT

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, sërish në mesin e ndërtesave më të shëmtuara në botë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

E përditshmja britanike, “The Independent” ka përpiluar një listë të top 10 ndërtesave më të shëmtuara në botë.

Dhe, për habinë e tyre, shumica prej këtyre ndërtesave janë në Britani, kryesisht në Londër.

Mirëpo, në mesin e këtyre ndërtesave më të shëmtuara në botë, hyn sërish edhe ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e cila edhe më herët ishte cilësuar si një prej objekteve më të shëmtuara në botë, transmeton koha.net.

Kësaj radhe, ajo është pozicionuar në vendin e katërt, e pasuar nga Universiteti Mbretëror i Londrës.

Ndryshe, BKUK në Prishtinë është vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq dhe ka filluar së punuari në vitin 1982. Është e frymëzuar nga hojet e bletëve.

Në vijim ju sjellim top-10 ndërtesat më të shëmtuara në botë sipas “The Independent”:

1. Stacioni i autobusëve Preston në Britani

2. Pallati Mbretëror i Britanisë (Buckingham Palace)

Mobi Casa

3. Kompleksi “South Bank Centre”, Londër

4. Biblioteka Kombëtare e Kosovës (Joseph Willits nuk ishte i sigurt se në cilën kategori ta nominonte këtë: në kategorinë “E mrekullueshme” apo “E tmerrshme”)

5. Universiteti Mbretëror i Londrës

6. Biblioteka Historike “Seeley”, Cambridge

7. Universiteti i York Central Hall

8. Kensington Town Hall

9. Ndërtesa e vjetër qeveritare, tani Ministria e Drejtësisë në Francë

10. Ndërtesa e re qeveritare, Londër

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.