Biblioteka e Qytetit në Viti pasurohet me 120 tituj të rinj
Viti – Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Viti, ka arritur të përfitoj nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve projektin “Biblioteka në shërbim të lexuesit”.
Me këtë projekt, është arritur të pasurohet Biblioteka e Qytetit me tituj të cilët kanë qenë mungesë deri më tani.
Drejtoresha e Kulturës Kaltrinë Sylejmani është shprehur se me përfitimin e këtij projekti është pasuruar fondi me 120 tituj e 256 ekzemplar në bibliotekën e të rriturve. “Falënderoj MKRS-në për mbështetjen e projektit me të cilin kemi aplikuar më parë, i cili na ka mundësuar ta pasurojmë fondin e librave. Përveç këtij projekti, MKRS ka aprovuar edhe projektin “Artistet e së nesërmes” që ka për qëllim hapjen e një ekspozite të piktorëve të Vitisë në Tiranë./rajonipress/


