Mobi Casa

Biblioteka e Meyrinit pasurohet me libra në gjuhën shqipe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të gjithë e dinë, biblioteka ështe vend i dritës, vend i diturisë. Për këtë arsye dhe më qëllim të mundësimit që edhe shiptarët që jetojnë në komunën e Meyrinit të kenë çasje më të madhe në lexim të librave në gjuhën shqipe, Agim Paçarizi – kryetar i shoqatës Rrethi shqiptarë-meyrinas mori iniciativë që të pasuroj bibliotekën me tijtuj shqip.

E tërë kjo filloj me rastin e panairit të librit ne Palexpo të Gjenevës në vitin 2013. Aty, zotëtriu Pacarizi, pas bisedës me drejtorin e bibliotekës së Meyrinit për sjelljen e titujve në gjuhën shqipe, filloj kontaktet me editorët shqiptarë, por dhe me insitucionet e Kosovës.

Fundamenti

Për fat të mirë kjo iniciativë i përkrahë edhe nga zyrtarët e Kosovës, në veçanti nga Minsitria e diasporës dhe vetë zotëriu Makolli. U siguruan tre komplete të lektyrës shkollore nga klasa e parë deri në klasën e tetë, me gjithsej 180 libra. Gjithashtu, biblioteka u pasurua edhe me 30 romane, tregime e poezi. Pra, gjithsej në bibliotekën e Meyrinit ka tashmë mbi 300 libra në gjuhën shqipe, ku nxënësit, të rinjët dhe të gjithë ata që duan të lexojnë në gjuhën e Naimit.

Vlen të ceket se pjesmarrës në realizimin i kësaj iniciative shumë të qëlluar ishte edhe vetë drejtori i bibliotekës, zotëriu Cédric Pauli, i cili dha edhe një kontribut të konsiderueshm financiar. Edhe zyrtarët e komunës së Meyrinit janë shume të knaqur me pasurimin e bibliotekës së tyre si dhe me intersimin e shtuar të shqiptarëve për bibliotekën, nëveçanti për titujt e rinjë në gjuhën shqipe./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.