ARKATANA

Biblioteka e Gjilanit “Fan S. Noli” shpall katër lexuesit e dalluar për vitin 2020

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në vigjilje të shpallje të 13-vjetorit të pavarësisë, Biblioteka e Gjilanit “Fan S. Noli”, ka shpallur lexuesit e dalluar për vitin 2020, dy studentë dhe dy nxënës.

Mifeta Buhiqi, nxënëse (sektori për fëmijë), Embarë Hasani nxënëse (biblioteka e fshatit Pogragjë), Flaviana Halili, student (sektori për të rritur) dhe Taulant Osmani, student (sektori shkencor), janë shpërblyer me mirënjohje, si lexuesit më të dalluar të vitit që e lamë pas.

Drejtoresha e Kulturës, Deniza Limani, pasi i uroi lexuesit e vitit, tha se viti 2020 kishte rënie drastike të lexuesve për shkak të situatës së pandemisë.

“I përgëzoj lexuesit për mirënjohjet e merituara. I falënderoj stafin e Bibliotekës që duke iu përshtatur kushteve të pandemisë, kanë bërë që hapësirat këtu të jenë të rregulluara sipas kërkesave të Komitetit emergjent”, tha Limani.

KKVITI

Drejtori i Bibliotekës “Fan S. Noli”, Qazim Azizi, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 janë regjistruar 3009 anëtarë ose 1051 anëtarë më pak krahasuar me vitin 2019.

Ai theksoi se gjatë vitit 2020 janë huazuar afro 10 mijë libra, që është shifër dukshëm më e vogël krahasuar me vitin 2019 me mbi 36 mijë libra të huazuara.

Azizi tha se si pasojë e pandemisë, Biblioteka “Fan S. Noli” në Gjilan ka humbur 500 anëtarë lexues të përhershëm në vitin 2020./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.