Biasi : Në Tiranë edhe topi më duket kuqezi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Kam publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për botërorin ‘Brazili 2014’ kundër Qipros dhe Zvicrës, duke inkuadruar në ekipin kuqezi edhe dy kosovarë të rijnë Burim Kukelin dhe Alban Mehën.

Kosova ka sot një perspektivë të mirë të futbollit, vetëm nevojitet edhe përkrahja nga autoritetet vendore. Jam optimist se FIFA kësaj radhe, në mesin e dhjetorit, do të vendos në favor të futbollit kosovar ka deklaruar trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi. në një bisedë për « Presheva jonë »

Gjatë kësaj jave (nga 12 dhjetori 2011) po bëhen plotë një vit që kur Gianni De Biasi gjendet trajner i Kombëtares shqiptare. De Biasi është një trajner futbolli italian dhe ish-futbollist në rolin e mesfushorit. De Biasi do të drejtojë kuq e zinjtë përgjatë eliminatoreve të botërorit 2014.

Trajneri 55 vjeçar Gianni De Biasi, ish-trajneri i Modenas, Breshias, Torinos dhe Udinezes ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Federatën Shqiptare të Futbollit. De Biasi do të jetë për herë të parë trajner i një ekipi kombëtar dhe si trajner i Kombëtares Shqiptare do ta drejtojë atë gjatë kualifikimit për në botërorin 2014 që do të zhvillohet në Brazil.

RCCOLA

Se si e sheh perspektivën e futbollit shqiptarë kapiteni i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi në vazhdim thotë se shqiptarët kanë futbollistë të mirë, sikur në Tiranë e Prishtinë ashtu edhe në Perëndim, por shteti si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të ndihmojë, t’i përkushtohet me shumë me kontribute sportit, sidomos futbollistëve, meqë shqiptarët janë talent dhe kane nevojë dhe e meritojnë mbështetjen e vendit ku veprojnë ata…Këtë talent e kanë dëshmuar sot edhe sportistët, futbollistët shqiptarë në vendet perëndimore, sidomos në Zvicër, Gjermani, Francë..prej nga vjen si kuadër edhe kapiteni ynë Lorik Cana.

Kurse rreth futbollit kosovar Biasi shton se Kosova ka sot një perspektivë të mirë të futbollit, vetëm nevojitet edhe përkrahje nga autoritet vendore. Jam optimist se FIFA kësaj radhe, në mesin dhjetorit, do të vendos në favor të futbollit kosovar.»

« Siç e dini unë jam një italian i integruar mirë jo vetëm në futboll, por edhe në jetën e përditshme në Shqipëri, çka sot flas me krenari ngapak edhe shqip. Prandaj miqësia dhe bashkëpunimi i mirë me miqtë e mi shqiptarë më kënaq dhe më bën shumë të punoj dhe t’i përkushtohem më mirë futbollit shqiptarë për një ekip të fortë duke quar ekipin e kombëtares përpara me fitore të njëpasnjëshme. Shqipëria tashmë një vit është bërë pjesë e përditshmërisë sime, saqë bashkë me ekipin dhe tifozët kuqezinj edhe topi më duket kuqezi në stadium… », ka deklaruar në fund të bisedës Gianni de Biasi.