ARKATANA

Beyer: Jam ngopur me justifikimet e qeverive të Kosovës për moskrijimin e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

“Të gjitha arsyetimet, që i kemi dëgjuar në këto vite nga qeveritë e ndryshme të Kosovës nuk mund t’i dëgjojmë më dhe nuk mund t’i tolerojmë, tha politikani kristiandemokrat Peter Beyer.

Paportues për Kosovën në Parlamentin Gjerman, është ngopur me justifikimet e qeverive të Kosovës për moskrijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Në një debat të zhvilluar të enjten në Bundestag, ai kërkoi implementimin e së paku një asociacioni në veri të vendit.

“Të gjitha arsyetimet, që i kemi dëgjuar në këto vite nga qeveritë e ndryshme të Kosovës nuk mund t’i dëgjojmë më, e nuk mund t’i tolerojmë”, tha eksperti për Ballkanin.

Uji Dea

Dje, u zhvillua debati i parë mbi mocionin e paraqitur nga qeveria gjermane për zgjatjen edhe me një vit të mandatit të stacionimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë.

Politikanët e koalicionit tripartiak të qendrës së majtë (SPD, Të Gjelbrit, FDP) si edhe ata të grupit parlamentar më të madh opozitar (CDU/CSU) lavdëruan kontributin e KFOR-it në përgjithësi për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

Beyer paralajmëroi: “Stabilizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i lidhur ngushtë me qëndrueshmërinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor”./DW/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.