UBT

Betonohet ura që lidhë fshatrat kufitare

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Më datë 19 Dhjetor t’ vitit 2020 –
N’ rreth t’ Gjilanit madhështor , punë ka krye ky pushtet !
U betonua ura e forcës , që lidhë fshatrat kufitare –
Bashkë me pjesën tjetër t’ botës , gjithë kah janë fshatrat shqiptare !

U krye ura me elanin , që e lidhë Pograxhën me Dobërqanin –
Ma nuk i bajmë mall sebepet në rrethinë , as n’ mbarë Gjilanin !
U krye ura që i lidhë fshatrat Stublinën dhe Bilinicën ,
Që lidhë Kokajt , Ranillugun , së bashku me Kamenicën !…

Por, finalizimi i saj , deri në fund nuk ka mbërri –
Ca punime mund të shtyhen për vitin 2021 !
Këto punime në këtë rrugë , asnjëherë nuk do t’ pushojnë –
Me që ka ende shumë punë , që duhet të përfundojnë !

Më 19 Dhjetor 2020 , t’ Shtunën , ura është betonuar –
Tashmë pllaka kryesore , me mjeshtri pa përfunduar !
Por, finalizimi i saj mund të shtyhet përsëri –
Për fillim të muajve t’ ardhshëm , t’ vitit 2021 !

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Gjilanit –
Po ua ndreqë rrugën e fshatrave , Pograxhës dhe Dobërqanit !…
Janë bashkua investitorët me vullnet për këtë projekt ,
Kurse punimet po i kryen Kompania “Bejta Comerc” !

Kjo urë e ka një rëndësi të veçantë përparimtare –
Për mbarë brezin dhe gjithë fshatrat kufitare !
Banorët e këtyre fshatrave kryesisht që janë shqiptarë –
Kanë pritur me padurim përfundimin e saj të mbarë !

Mobi Casa

Rexhep Kadriu , është lobuesi kryesor dhe prijatarë –
Ura dhe rruga e Stublinës t’ bëhen për banorët shqiptarë !
Rexha ka punuar gjatë , këto projekte t’ realizohen –
N’ fshatrat e brezit kufitarë , banorët shqiptarë të gëzohen !

“Përsonalisht jam kujdesur për këto fshatra të lindjes –
ua di hallet dhe nevojat , t’ gjithë banorëve të Stublinës ,
DFobrosinit dhe Pograxhës, Llovcës, Kokajve e Bilinicës ,
Që mbi to, do të shkëlqejnë të gjitha rrezet e dritës !

Unë e di mirë gjithashtu , që këto rrugë , sidomos ura –
Janë jetike për banorë , sikur uji që rrjedh në gurra !
Përshumë banorë t’ Dobrosinit , nuk jam nda punës dhe planit ,
Për shumë malësorë t’ Karadakut dhe mbarë rrethin e Gjilanit !…

N’ Ministri t’ Infrastrukturës , me vullnet t’ madh pat punuar –
Për këtë projekt t’ fortë e t’ madh , me kohë mjetët i pat siguruar !
Publikisht RexhepKadriu , bindshëm kishte deklaruar –
Rrugët Dobërqan – Stublinë – Pograxhë kanë për t’u mbaruar “!…

Një kjo urë që kurorëzon shumë fshatra me Dobërqanin –
Do t’ lidhë fshatrat kufitare me rrethinën dhe Gjilanin !
Do t’i lidhë Kamenicën , Preshevën dhe Bujanocin –
Është e gjatë 35 kilometra , projekt që nuk e ka shoqin !

Gjilan, më 24 .12. 2020 v.
Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.