Betonohet ura që lidh fshatrat kufitare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ura që lidhë Dobërqanin me Pograxhën, Stublinën, Bilinicën, Kokajt e Ranillugun me pjesën tjetër të botës është betonuar të shtunën, por finalizimi i saj mund të shtyhet për vitin 2021, meqë ka ende punë që duhet të përfundojnë.

Ura është betonuar të shtunën dhe tashmë pllaka kryesore ka përfunduar, por finalizimi i saj me gjasë mund të shtyhet për fillim të muajve të vitit 2021.

Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Gjilanit janë bashkë investitor kurse punimet po i kryen Kompania “Bejta Comerc”. Ura ka një rëndësi të veçantë për fshatrat e brezit kufitar derisa banorët e këtyre fshatrave e kanë pritur me padurim përfundimin e saj.

RCCOLA

Ndryshe, Rexhep Kadriu që ishte lobuesi dhe akteri kryesor që ura dhe rruga e Stublinës të bëhen realitet shprehet se ka punuar gjatë që këto projekte të ndodhin dhe të realizohen në këto fshatra të brezit kufitar.”Unë jam kujdesur personalisht sepse i di nevojat dhe hallet e banorëve të Stublinës, Dobrosinit, Pograxhës, Llovcës, Kokajve e Bilinicës. E di mirë gjithashtu që këto rrugë e sidomos ura janë jetike për shumë banorë të Dobërqanit. Ministria e Infrastrukturës me kohë i ka siguruar mjetet dhe unë pres që edhe rrugët Dobërqan – Stublinë dhe Dobërqan – Pograxhë të kryhen me kohë” kishte deklaruar më herët Kadriu.

Ndryshe kjo urë lidh fshatrat kufitare me Gjilanin, Kamenicën dhe Bujanocin dhe është e gjatë rreth 35 metra dhe ka një kosto prej 227 mijë eurove. /rajonipress/