Eko Higjiena

Betohet Luta, Gjilani hynë në një zhvillim të ri

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- Lutfi Haziri së bashku me këshilltarë komunal ka dhënë betimin në mënyrë solemne. Haziri me këtë rast tha se do të punojë me përkushtim që Gjilani të zhvillohet, që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë më të mira dhe mbi të gjitha që Gjilanin ta avancojmë në të gjitha fushat.

Ishte Zijadin Maliqi këshilltari më i vjetër nga radhët e LDK-së që e ka udhëhequr seancën e parë inauguruese ku betimin e dhanë Lutfi Haziri dhe të gjithë asambleistët komunal, raporton rajonipress/

Pasi ka dhënë betimin Lutfi Haziri tha se meritor për këtë ndryshim padyshim që janë qytetarët e Gjilanit dhe kjo është arsyeja që ne të gjithë duke përfshirë edhe këshilltarët komunal do të punojmë për të përmirësuar të gjitha shërbimet e tyre.”Ju betohem se do ta forcojë rolin e komunës së Gjilanit dhe do të angazhohem në mënyrë konkrete që Komuna e Gjilanit të zhvillohet dhe avancohet” tha Haziri.

Haziri tha se tani më shumë se kurrë kemi nevojë që t`i realizojmë kërkesat e qytetarëve .”Do të punojmë me të gjitha grupimet politike dhe do të fitojmë besimin nga donatorët , derisa do të ketë një buxhet rigoroz dhe të disiplinuar. Gjilanit më shumë se kurrë sot i duhet një unitet për të punuar bashkërisht. Unë dhe këshilltarët komunal e kemi vetëm një detyrë, që tu shërbejmë qytetarëve me dinjitet”.

ARKATANA

Haziri tha se do të jetë i pa kompromis ndaj korrupsionit, krimit dhe dukurive negative.”Me këtë rast falënderojë të gjitha organet e sigurisë që kanë mundësuar që Gjilani të njihet dhe quhet si qytet i tolerancës ndëretnike, një qytet ku është zhvilluar qetë demokracia dhe ku tranzicioni i tanishëm se Gjilani ka kulturë institucionale” shtoj Haziri.

Haziri tha se për këto katër vite do të jetë vetëm ekzekutues i vendimeve komunale. Ai ka përmendur tretmanin që do ta kenë kategoritë e dalura nga lufta, rastet sociale derisa ka thënë se Gjilani do të jetë qendër e zhvillimit rajonal ekonomik.

Haziri ka thënë se edhe banorët e Luginës të vendosur në Gjilan do të jenë qytetarë të barabartë sepse Gjilani do të jetë dhe është komuna dhe shtëpia e tyre.

Në fund Haziri tha se kjo ditë është një ditë e vogël e tranzicionit dhe padyshim e falënderojë ish kryetarin Qemajl Mustafa për punën që e ka bërë dhe falënderojë edhe këshilltarët e PDK-së dhe partitë tjera që kanë udhëhequr për këto gjashtë vite./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.