KKGJILAN

Betohet Kastrati dhe këshilltarët e rinj të Kamenicës

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Të premtën është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Kamenicës në të cilën betimin e dhanë delegatët e rinjë të Kuvendit Komunal si dhe kryetari z.Qëndron Kastrati.

Seanca është udhëhequr nga anëtari më i vjetër i Asamblesë z.Enver Mavriqi.

Në fjalën e tij kryetari z.Qëndron Kastrati i falënderoi të gjithë qytetarët e Komunës se Kamenicës për kulturën e treguar në zgjedhjet lokale si dhe besimin e dhënë.

Mobi Casa

Mbështetja e qytetarëve ishte vendimtare për bërjen e ndryshimit edhe në Komunën e Kamenicës.

Ai u zotua se do të punojë me nderë e besnikëri me të gjithë qytetarët e Komunës./rajonipress/