Uji Dea

Betimi pengon zbatimin e marrëveshjes

/ 1 minutë lexim

Procedura e betimit të policëve dhe gjyqtarëve serbë që priten të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës ka dalë të jetë pengesë në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Pala serbe po refuzon që pjesëtarët e strukturave që do t`i bashkohen Policisë së Kosovës të bëjnë betimin si dhe të marrin pjesë në procedurat tjera të pranimit në këtë polici. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se është përgatitur një procedurë e trajnimit të këtyre pjesëtarëve në qendrën e trajnimit të Vushtrri, por një gjë e tillë është kundërshtuar të martën në dialogun teknik nga ana e palës serbe.

Mobi Casa

Beogradi po refuzon që edhe gjyqtarët që kanë qenë pjesë e gjykatave paralele dhe do të kalojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës ta bëjnë betimin (Tribuna).