Fundamenti

Betimi i rekrutëve të rinj, Osmani: Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit tonë dhe aleatëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marr pjesë në ceremoninë e betimit të rekrutëve të rinj, të mbajtur në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ndërkaq tha se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit, të aleatëve amerikanë e evropianë.

Osmani para të pranishmëve tha se sot është ditë e veçantë për ushtrinë tonë dhe se FSK forcon radhët e veta dhe dëshmon përkushtimin e vajzave dhe djemve që marrin përgjegjësi të reja.

“Prej sot shteti ynë është edhe më i fortë. Këta 112 rekrutë tashmë janë ushtarë të shtetit të Kosovës, të shtetit tonë të pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm, të përgatitur dhe të gatshëm për t’i dalë zot atdheut kurdo që të jetë nevoja…

…Jam krenare që mesin e 180 rekrutëve janë edhe 12 ushtare. Hapja e FSK-së ndaj vajzave dhe grave është nevojë dhe domosdoshmëri”, tha aj, raporton Telegrafi.

UBT

Presidentja e vendit tha se FSK është në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të shtetit.

“Ushtarët tanë do të jenë kudo që rrezikohen interesat tona, por edhe ato të aleatëve amerikanë, evropian e më gjerë…”, tha ajo.

Më tej, komandantja supreme e FSK-së iu drejtua rekrutëve të rinj duke se “në ushtrinë e kombeve ne do të përfaqësohemi dinjitetshëm nga secili prej jush…duke ngre lart flamurin jeni në krye të zbatimit të detyrave me profesionalizëm, integritet dhe ndershmëri”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.