Eko Higjiena

Betim Haxhimusa në fund i siguron tri pikë Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ndeshja e fundit e javës së 19-të, në Superligën e Kosovës në futboll e cila u zhvillua në kryeqytet në mes Flamurtarit e Gjilanit, nëpër fushë tejet të papërshtatshme, kësaj radhe fati ishte në anën e Gjilanit të cilët arritën të kthehen në shtëpi me tri pikë të mëdha.

Kur të gjithë menduan se ky ballafaqim i vështirë për dy skuadrat do të përfundon me rezultat të bardh, në minutat shtesë në atë 93-të Armend Thaçi pas goditjes nga këndi më së miri e gjen Betim Haxhimusën i cili me kokë nga 13 metra gjen këndin e poshtëm të portierit Shehu.

Për Gjilanin ishte fat i madh, ndërsa për skuadrën nikoqire ishte një dush i ftoft për pikët e humbura.

Gjatë 90 minutave dy skuadrat më tepër u përqendruan në gjysmë fushë duke krijuar gjysmë raste por edhe ato nuk ishin të rrezikshme.

Uji Dea

Duhet përkujtuar pas disa mos marrëveshjeve të vogla mbrojtësi Thaçi u inkuadrua në fushë që nga minuta e 60-të.

Trajneri i Flamurtarit, Gajur Rexhepi i zhgënjyer deklaroi
“Kur nuk shënon pëson kjo na ndodhi neve në këtë ndeshje, ka shumë lojë gjerë në përfundim të kampionatit por do të jetë mjaft vështirë por ne do të luftojmë gjerë në fund”.

Ndërsa trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina pas 90 minutave deklaroi.
“Fusha ishte shumë e vështirë por edhe kundërshtari ishte shumë i papërshtatshëm, ne zhvilluam lojën tonë futbollistët u angazhuan gjerë në fund dhe për këtë jam i kënaqur dhe është një e mirë se përforcimet në klub dalëngadalë po adaptohen mjaft mirë”.

Në ndeshjen e javës së 20-të, Gjilani do të jetë nikoqir i Lirisë së Prizrenit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.