Eko Higjiena

Beteja për Zenunin

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Zyrtarë të lartë të PDK’së e bindën degën e partisë në Gjilan që ta votojnë unanimisht Zenun Pajazitin, nga frika se ky i fundit mund t’i bashkohej Jakup Krasniqit për themelimin e një subjekti të ri. Sekretari i PDK’së Basri Musmurati thotë se Pajaziti nuk ka dashur të largohet asnjëherë.

Me të kuptuar nismën Jakup Krasniqi për rekrutimin e zyrtarëve të pakënaqur të PDK’së për krijimin e një partie të re, zyrtarë të lartë të këtij subjekti kanë nisur procesin e “rehatimit” të të pakënaqurve.

Burime të Express thonë se diçka e këtillë ka ndodhur me kryetarin e sapozgjedhur të degës së PDK’së në Gjilan, Zenun Pajaziti.

“Zenuni ka qenë njëri prej atyre që ka dashur t’i bashkohet Jakup Krasniqit. Kjo i ka shtyrë udhëheqësit e partisë që të marrin masa dhe të mobilizojë degën në Gjilan për t’a votuar atë për kryetar”, ka thënë një zyrtar i PDK’së për Express.

Kështu edhe i është dhënë fund maratonës rreth zgjedhjes së kryetarit të degës së PDK’së në Gjilan,duke e bindur kryesinë e PDK që të votohet me konsensus për kryetarin e degës.

Pra në këtë mënyrë Pajaziti ka ardhur në krye të PDK’së së Gjilanit, më 3 qershor të këtij viti duke e mënjanuar edhe Qemajl Mustafën, kryetar aktual i Gjilanit nga radhët e PDK’së.

“Udhëheqësit e partisë e kanë ditur se Zenuni nuk do ta lë një pozitë të tillë brenda partisë për t’iu bashkuar Jakupit ”, ka thënë burimi i Gazetës.

GRANDEMALL

Por, zyrtarisht në PDK e kanë një version tjetër për zgjedhjen e Pajazitit.

Sekretari i kësaj partie, Basri Musmurati ka mohuar të jetë menduar ndonjëherë se Pajaziti mund ta lë partinë.

“Këto ëndrra i paska pa dikush në pikë t’ dites tu nxeh dielli”, ishte përgjigja e tij dhënë për Express të dielën.

“Kjo s’ka fare të bëjë me largimin e Jakup Krasniqit. Unë kam qenë aty kur dega unanimisht e ka zgjedh për Kryetar. Të gjithë e kanë votuar”, tha Musmurati.

Ndryshe, ish- Sekretari i PDK’së, Jakup Krasniqi para pak ditësh paralajmëroi largimin e tij nga PDK. Ai ka kohë që është duke hedhur akuza ndaj udhëheqësve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Por Krasniqi ende nuk e ka bërë publik largimin definitiv nga ky subjekt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.