United Hospital

Beteja për moskonstituimin e Kuvendit është politikisht e gabuar, shprehet Haxhiu

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Albulena Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë dhe kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit ka fajësuar opozitën e deritanishme për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se ish-opozita nuk ka votuar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka bllokuar procesin.

“Nuk është vendim i mirë i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që nuk e konstituan… Vendimi i tyre që të shkojnë në seancë dhe të mos marrin pjesë në votim, mendoj që është vendim i gabuar.”

”Kam thënë edhe njëherë që ne kemi plot çështje për të cilat mund t’i bëjmë betejat tona, por të bësh betejë për konstituimin apo moskonstituimin e Kuvendit është vendim politikisht i gabuar”, tha ajo.

FIDANISHTJA

‘’Bllokimin e kanë filluar opozita: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe e kanë bllokuar votimin sepse çuditërisht edhe e paprecedent ishte kur ata në dy seanca nuk votuan mandatet e tyre’’, tha ajo.

Gjithashtu, Haxhiu është pyetur se a i ka thënë ndonjëherë Albin Kurtit që ta ndërroj emrin e saj prej kandidateje.

Ajo e bindur thotë:

:Unë s’isha kurrë problemi, s’ka të bëj me mua”, ka thënë ajo./dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.