UBT

Beteja me veteranët

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Numri prej mbi 46 mijë veteranësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka hapur telashe Qeverisë së Kosovës për sigurimin e fondeve për pensionin e kategorive të dala nga lufta. Gjatë kësaj jave Fondi Monetar Ndërkombëtar ka theksuar që të mos tejkalohen parametrat buxhetorë.

Zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar në takimet që kanë zhvilluar me krerët institucionalë në vend kanë theksuar nevojën e adresimit brenda parametrave të çështjes së pagesave për veteranët.

Uji Dea

FMN-ja konsideron se numri prej 46 mijë veteranësh është tepër i lartë dhe shkakton probleme buxhetore për Kosovën. Kështu, ky është edhe kusht i vazhdimit të programit me FMN-në.

Në këtë situatë Qeveria ndodhet para dy opsioneve: të rishikojë numrin e veteranëve ose të ulë pensionin e tyre. Përderisa qeveritarët thonë se duhet të pritet përfundimi i procesit të verifikimit, përfaqësuesit e veteranëve dhe subjektet opozitare kërkojnë që të rishikohet procesi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.