Eko Higjiena

Beteja e Thaçit e Kurtit në Foreign Policy – si e sheh krizën e fundit analisti Edward Joseph

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Edward Joseph, profesor i Universitetit Johns Hopkins dhe analisti i çështjeve ndërkombëtare, i cili ka shërbyer si diplomat i SHBA’së edhe në Kosovë, në misionin e OSBE’së, në nje shkrim të botuar në revistën prestigjioze Foreign Policy ka shkruar për zhvillimet më të fundit në Kosovë. Sipas Joseph ajo që po ndodhë brenda koalicionit lidhet me hidhërimin e Grenell ndaj Albin Kurtit për të hequr tarifën, në mënyrë që t’i hapet rrugë marrëveshjes me Serbinë. Revista Foreing Policy, që në zgjedhjet e fundit ka mbeshtetur demokraten Hillary Clinton shkruan se Administrata e Trump e ka “marrë me të mirë” Presidentin e Serbisë edhe pse ky e ka refuzuar presionin për ta ndalë fushatën kundër Kosovës. Joseph shkruan se rrëzimi i Qeverisë do ta zvogëlojë aftësinë e Kosovës për ta luftuar koronavirusin. Ndryshe, Joseph është aktiv me shkrimet e tij kundër ndarjes dhe ndryshimit të kufijve të Kosovës duke thënë disa herë se ajo ka qenë ne tryezën e bisedimeve nga Thaçi e Vuçiq.

Më poshtë lexojeni të përmbledhur shkrimin e revistës amerikane:

Përderisa pandemia e koronavirusit po i rrit tensionet, strategjia e administratës së Trump-it për t’iu përkulur presidentit autoritar serb po shkon drejt zhbërjes së tërësishme.

Në kohën kur bota po përpiqet ta luftojë pandeminë e koronavirusit, një zhvillim i jashtëzakonshëm është shpalosur në Ballkan: Një vend i vogël, i sfiduar, i varur dhe në mënyrë tipike i ndikueshëm, e ka sfiduar haptazi administratën e fuqishme të presidentit amerikan, Donald Trump.

Republika e Kosovës ka refuzuar t’i përkulet presionit të madh të Richard Grenell-it, ushtruesit të detyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare, i cili shërben gjithashtu edhe si i dërguar i Shteteve të Bashkuara për bisedimet e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Asnjëri shtet nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa ta zgjidhin mosmarrëveshjen rreth pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia refuzon ta njohë. Beogradi e izolon Republikën e Kosovës në mënyrë të paepur, duke e lënë shtetin e ri jashtë Kombeve të Bashkuara dhe jashtë shumicës së organizatave ndërkombëtare.

FITORJA

I vendosur që të arrijë një marrëveshje prapa dyerve të mbyllura me presidentët e të dyja vendeve, Grenelli është i zemëruar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Kryeministri rishtar e ka sfiduar kërkesën e Grenell-it për largimin e taksës ndëshkuese prej 100 për qind ndaj mallrave serbe. Si masë e pashembullt kundër shtetit ndoshta më pro-amerikan në botë, Uashingtoni i ka ndërprerë ndihmat e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe një ligjvënës madje kërcënoi me tërheqjen e trupave amerikane nga forca paqeruajtëse e NATO-s.

Presioni nga Uashingtoni rëndon mbi aftësinë e Kosovës për t’u marrë me krizën e koronavirusit, duke i përkeqësuar tensionet mes kryeministrit dhe presidentit Hashim Thaçi, i cili është plotësisht në një vijë me Grenell-in sa i përket qasjes ndaj Serbisë. Mu në momentin kur nevojitet uniteti kombëtar, Thaçi dhe Kurti tash po zhvillojnë betejë për atë se a duhet të shpallet gjendja e emergjencës kombëtare rreth pandemisë. Kryeministri sapo e ka shkarkuar ministrin e brendshëm, Agim Veliun, i cili e mbështet shpalljen e gjendjes emergjente nga Thaçi, duke e krijuar një krizë të pakohshme qeveritare.

Humbja në këtë dramë është që Grenelli po kundërshtohet edhe nga antagonisti kryesor në sagën e gjatë për Kosovën – presidenti serb, Aleksander Vuçiq. Në janar, Grenelli i bëri thirrje Beogradit që ta ndalë fushatën e çnjohjeve kundër Kosovës. Javën e kaluar, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, refuzoi përsëri, duke lënë të kuptohet se fushata do të vazhdojë edhe nëse Kosova e largon taksën. Uashingtoni nuk ka thënë asgjë në lidhje me këtë.

Nëse oferta e Grenell-it dështon për shkak të rezistencës lokale dhe përhapjes së pandemisë, do të ketë kohë për të reflektuar në tërë strategjinë e krijimit të një marrëveshjeje për Kosovën duke e zbutur presidentin serb. Asgjë nuk humbet duke e shtyrë Vuçiqin të dëshmojë se interesimi i tij për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian është i çiltër e jo një mashtrim. Asgjë nuk humbet duke i shtyrë Beogradin dhe Prishtinën drejt një dialogu të vërtetë për Kosovën – një të tillë që i trajton çështjet e dhimbshme të së kaluarës si rrugë për krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe me mirëqenie. Vendet fqinje, si Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, kanë dëshmuar se kjo është tërësisht e mundshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.