FITORJA

Beteja e ‘shefave’ për kufijtë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ideja e shefit të shtetit, Hashim Thaçi, për “korrigjimin” e kufijve me Serbinë ka hapur një betejë me shefin e Qeverisë Ramush Haradinajn dhe atë të Kuvendit Kadri Veselin, të cilët po shprehen kundër prekjes së kufijve. Sipas analistëve, kjo përplasje ndërmjet krerëve institucionalë mund të përfundojë me rrëzimin e Qeverisë dhe me shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Përpos që në asnjë rrethanë nuk po arrihet të krijohet një konsensus mes pushtetit e opozitës sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë, një dakordim rreth kësaj çështjeje nuk po ia dalin ta gjejnë as shefat e tri institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli po vazhdojnë të mos kenë një qëndrim të unifikuar rreth fazës finale të negociatave me Serbinë, respektivisht rreth idesë për korrigjimin e kufirit Kosovë – Serbi.

GRANDEMALL

Madje ditët e fundit është shpërfaqur një konflikt i ashpër verbal në mes të shefit të shtetit dhe atij të Qeverisë.

Përderisa presidenti Thaçi e ka kërcënuar me rrëzim të Qeverisë Haradinajn, po qe se nuk e mbështet idenë e korrigjimit të kufirit, ky i fundit i është kundërpërgjigjur Thaçit duke i thënë se kjo ide për ndryshim kufijsh tashmë ka vdekur. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se kjo përplasje për kufijtë mund të bëhet shkas për rrëzimin e Qeverisë dhe për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.