United Hospital

Beteja e Kosovës me Serbinë për t’u anëtarësuar në INTERPOL

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas 9 vjetësh tentativë të shtetit të Kosovës që të bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare të policisë – INTERPOL, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë as këtë vit. Kjo pasi që Serbia është zotuar se do t’i përdorë të gjitha kapacitetet e saj në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të fillojë sot, me qëllim që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Synimet e kamotshme të Kosovës që të jetë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL ka mundësi të hidhen poshtë edhe këtë vit.

Ndonëse që nga sot ka filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili deri më 18 tetor, delegacioni i Serbisë në anën tjetër ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete intensive diplomatike në këtë Asamble, që edhe këtë vit të parandalojnë pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

ARKATANA

Derisa përfaqësues të institucioneve thonë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që të bëhet pjesë e INTERPOL-it, ekspertët e sigurisë në anën tjetër e cilësojnë gabim strategjik riaplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.

Kjo pasi ata vlerësojnë që lobimi për anëtarësim në këtë organizatë nuk ishte prioritet i qeverisë “Haradinaj”, gjë që mund të sjellë dështimin e radhës të Kosovës drejt këtij procesi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.