Fundamenti

Beteja e humbur e shqiptarëve në Gjermani

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Vetëm dy ditë më parë, autoritetet gjermane nëpërmjet ministrit të Brendshëm, bënë publike të dhëna shqetësuese për sa i përket numrit të azilkërkuesve shqiptarë. Referuar shifrave, ministri gjerman saktësonte se i numri i shqiptarëve që kërkonin azil në shtetin e tyre i kalonte shifrat e 29 mijë kërkesave, ku sipas tyre, ishte më i madh numri i shqiptarëve që kërkonin azil se sa i shtetasve sirian që iknin nga lufta.

Megjithatë, autoritetet gjermane, pavarësisht publikimit të shifrave, prej kohësh iu kanë bërë me dije shqiptarëve, në disa forma dhe udhëzime se nuk do të ketë azil për ta, e për pasojë do të kthehen të gjithë në Shqipëri, pasi sipas tyre Shqipëria është në vend i sigurt.

Kështu në raportin më të fundit të paraqitur nga shteti gjerman saktësohet se aplikimet për azil të shqiptarëve gjatë 7-mujorit të këtij viti numëron 29.353 të tilla krahasuar me 4590 të bëra gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Eco Higjiena

Sipas të njëjtave statistika, të 27 mijë azilkërkuesit e vendeve nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi janë gjithashtu në shumicë shqiptare. Vetëm për muajin korrik, thuhet në raport, azilkërkuesit me vend origjine Shqipërinë, numërohen 7547 persona.

Autoritetet kanë nisur të kthejnë në vendin tonë me dhjetëra azilantë, ndërsa kanë vënë edhe kushte për personat që nuk do të pranojnë të kthehen vullnetarisht , do të dënohen 5 vjet për të mos shkelur në vendet e zonës Shengen, ndërsa ata që do të kthehen me dëshirën e tyre nuk do të kenë penalizime.

Shekulli

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.