RCCOLA

Besoni ose jo Adi Krasta ndërron kanal për 250 mijë euro

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prezantuesi i njohur, Adi Krasta ka vendosur që të braktisë ekranin e Vizion Plus për të kaluar në një tjetër televizion, Agon Channel.

Siç raporton Panorama Plus, oferta ndaj tij është e majme. Vetë Krasta është shprehur se është një ofertë ‘paturpësisht e parefuzueshme’.

Sipas Panorama Plus, në llogarinë bankare të Adi Krastës janë depozituar plot 250 mijë euro për një vit punë.Por çfarë do të bëjë Adi Krasta për të justifikuar shumën që i ka dhënë pronari italian, Francesco Becchetti?

RCCOLA

Ai do vazhdojë formatin e emisionit “A Shoë”, ndërkohë që do nisë edhe dy programe të tjera. I pari është pak a shumë një version kundër Big Brother, pasi synon që të vërë në konkurrim studentët e shkëlqyer.

Ndërkohë që programi tjetër është një variete e të shtunës në mbrëmje./Panorama/.