Besoni apo jo, perimet mund të jenë më të rrezikshme sesa mishi

Pemët dhe perimet mund të na kushtojnë me jetë, e këtë më së miri e dëshmon epidemia e E-coli, e cila para disa vitesh kishte vrarë dhjetëra njerëz dhe ka shkatërruar shumë prodhues të trangujve, domateve dhe sallatës së gjelbër, ku edhe ishte dyshimi.
Shkasi ishte në sythat e sojës, derisa edhe sot e kësaj dite ekzistojnë dyshime në pemë dhe perime. Me sojën në vendin e parë si e rrezikshme, pasojnë edhe peshku, pemët me lëvozhgë të fortë dhe farat, transmeton gazeta Kosova Sot.
Se ka diçka të vërtetë në gjithë këtë, dëshmon edhe studimi dhjetëvjeçar rreth sëmundjeve dhe hospitalizimeve të shkaktuara me lloje të ndryshme të ushqimit. Ushqimet e “shëndetshme”, përfshirë pemë dhe perime, ishin përgjegjëse për 46 për qind të sëmundjeve, derisa mishi i kuq ishte në 22 për qind përgjegjës. Edhe nëse janë “organike ” dhe “vendore”, perimet me gjethe të gjelbër janë më të rrezikshme, sepse kryesisht i konsumojmë të papërpunuara dhe të freskëta, dhe jo mjaftueshëm të pastruara. Të gjitha pemët dhe perimet që i konsumojmë, detyrimisht duhet t’i shpëlajmë mirë, duke parandaluar kështu 99 për qind të problemeve potenciale. Kur jemi te mishi, më i rrezikshmi është ai i bluari, i ndarë në pjesë të vogla.