Hidromorava

Besojnë në PDK, prandaj i bashkohen asaj

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Orhan Bejta është shprehur se shkollimi dhe punësimi janë brenga më e madhe me të cilat preokupohet kjo kategori dhe tani duke qenë pjesë e PDK-së pret që të punohet në këtë drejtim për të mos mbetur anash kjo kategori.

Sot Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan iu bashkuan mbi 100 qytetarë, anëtarë nga Shoqata e Shurdhmemecëve në Gjilan, të bindur se po i bashkohen një subjekti të cilës po i besojnë dhe me të cilën do ti realizojnë interesat e tyre si kategori shoqërore.

Në ceremoninë e dorëzimit të librezave të PDK-së, Izmi Zeka, kryetar i Degës tha se PDK ndihet e privilegjuar se në mesin e saj tani ka edhe mbi 100 qytetarët të tjerë, anëtarë të shoqatës së shurdhmemecëve.

Ai u tha atyre se do të jenë pjesë e barabartë e PDK-së dhe bashkërisht do të angazhohen për të krijuar një gjendje stabile ekonomike për familjet e tyre duke i ditur nevojat. Kryetari Zeka tha se kjo kategori e cila ka nevojë për përkrahje, do ta ketë mbështetjen e partisë, por edhe të institucioneve.

Zeka u ka premtuar atyre vende edhe në strukturat udhëheqëse të partisë si një mundësi më e mirë për të punuar në integrimin e tyre të plotë në shoqëri, si të barabartë.

FIDANISHTJA

Ndërsa, Shpresa Sejdiu përfaqësuese e kësaj organizate ka falënderuar PDK-në për përkrahje duke thënë se të qenit tani edhe pjesë e PDK-së, krijon mundësi për angazhime më të mëdha për këtë kategori. Ajo tha se këta anëtarë të kësaj shoqate që po aderojnë në PDK po i besojnë këtij subjekti që e vlerësojnë si një subjekt të fuqishëm dhe se e ardhmja është me të.

Me këtë rast edhe Fahredin Sejdiu, tha se pret tani punë të përbashkët për t’u realizuar nevojat e shumta të anëtarëve të kësaj shoqate, duke veçuar nevojën për integrim dhe punësim

Ai ka kërkuar që kujdesi ndaj kësaj kategorie të jetë më i madh sepse nevojat janë të mëdha.

Edhe Orhan Bejta është shprehur se shkollimi dhe punësimi janë brenga më e madhe me të cilat preokupohet kjo kategori dhe tani duke qenë pjesë e PDK-së pret që të punohet në këtë drejtim për të mos mbetur anash kjo kategori. Edhe anëtarë të tjerë nga kjo shoqatë kanë folur për hallet e tyre, duke prezantuar para kryetari të degës së PDK-së, nevojat e tyre dhe duke u shprehur të kënaqur që iu bashkuan një subjekti politik, të cilën e vlerësojnë lartë dhe me të cilën presin të punojnë bashkërisht për realizimin e interesave të tyre. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.