Fundamenti

Besnik Tahiri, Qeverisë: Trustit i thatë jo e Ligjin e Pagave e harruat, kthjelluni!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sot në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere u diskutua për Ligjin për tërheqje të 30% të Trustit. Pavarësisht përpjekjeve të deputetëve opozitarë, kjo nismë nuk kaloi për aprovim në komision për shkak të votave të pamjaftueshme. Ishin deputetët e VV-së ata të cilët e pamundësuan këtë me votën e tyre kundër këtij ligji.

Pas kësaj, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes profilit të tij në Facebook ka reaguar ashpër duke thënë se Qeveria e Kosovës pasi i tha jo Trustit, me vetëdije po e dërgon vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore, ndërkaq Ligji i Pagave është harruar plotësisht.

Uji Dea

Reagimi i plotë i Tahirit:

Trustit i thatë jo, me vetëdije po e dërgoni vendin në kolaps energjetik me vendime anti-ligjore.Ligji i Pagave është pluhurosur në sirtaret e zyreve të juaja e qe besa 100 euro ende nuk i dhatë për punëtorët e sektorit privat.Qeveri kah jeni nis? Kthjelluni!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.