ARKATANA

Besnik Tahiri pas deklaratës së Trump: Koha me u kfjell Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas një deklarate të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili në një postim të fundit përmendi një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, duke e lidhur atë me marrëveshjen Kosovë–Serbi të arritur gjatë mandatit të tij të parë.

Tahiri e cilëson këtë deklaratë si një sinjal që Kosova duhet ta lexojë me kujdes, sidomos në një kohë kur bota përballet me konflikte serioze.

“Presidenti Trump sot foli qartë për një marrëveshje të shpejtë mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa në të njëjtin postim përmendi edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi. Në këtë kohë që në botë po ndodhin luftëra, Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme”, shkroi Tahiri në një reagim në Facebook.

Ai thekson tri pika që, sipas tij, duhet të udhëheqin klasën politike kosovare:

GRANDEMALL

Liria dhe Pavarësia janë arritjet më të mëdha të kombit shqiptar dhe çdo “marrëveshje” e ardhshme duhet të jetë në përputhje me interesin kombëtar.

Përfaqësimi dinjitoz dhe serioz është thelbësor për vendin, larg interesave të ngushta partiake apo personale.

Vendimmarrja transparente duhet të jetë rregull, jo përjashtim – pa arrogancë dhe pa dyer të mbyllura, siç ka ndodhur në të kaluarën.

Në fund, Tahiri thekson se situata kërkon kthjellim dhe mobilizim institucional: “Koha me u kfjell. Koha me u përbë Kuvendi!”, ka deklaruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.