Uji Dea

Besnik Tahiri: Në këto dy vjet, Kosova pësoi regres në të gjitha aspektet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti që për dy vjet të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, Kosova ka pësuar regres në të gjitha aspektet.

Ai ka thënë se në seancën e radhës që pritet të mbahet më 23 mars, pikë e parë e rendit të ditës duhet të jetë debati mbi dy vjet qeverisjeje të Albin Kurtit.

Uji Dea

“Për këto dy vite Kosova në të gjitha aspektet ka pësuar regres. Për ne është e papranueshme që ekonomia dhe sektori privat e veçanërisht për punëtorët në sektorin privat e publik, realisht janë kthyer në raste sociale. Në rrafshin ndërkombëtar ka regres, nuk ka asnjë njohje, nuk ka asnjë veprim që e forcon shtetësinë e Kosovës. Partitë politike komunikojnë përmes Kuvendit. Kemi kundërshtuar fuqishëm ngritjen e tarifave të energjisë. Kjo rritje jo vetëm që është e panatyrshme se në njërën anë shteti po subvencionon energjinë e në anën tjetër po e shtrenjton energjinë. Na jemi kundër, do të jemi kundër dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të ndalojmë këtë rritje të energjisë”, ka thënë ai.