FIDANISHTJA

Besnik Hasi zëvendëson De Biasin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Besnik Hasi i ka dhënë lamtumirën skuadrës belge të Anderlecht. Mbrëmjen e së enjtes, klubi publikoi një deklaratë ku njoftoi se gjakovari nuk do të jetë më në stolin e tyre.

“Kam kaluar 14 vite të mrekullueshme tek Anderlecht, fillimisht si lojtar, pastaj si ndihmëstrajner e në fund edhe si trajner. Kjo skuadër gjithmonë do të jetë në zemrën time. Dua të falënderoj klubin për mundësitë që më kanë dhënë”, u shpreh Hasi.

Ndërsa, menaxheri i Anderlecht, Van Holsbeeck, i ka uruar Hasit gjitha të mirat në karrierë duke e falënderuar për kontributin që ka dhënë për skuadrën. “Besniku ka potencialin për të qenë një trajner i madh”, tha ai.

UBT

Largimi i Hasit nga pankina e skuadrës belge vjen vetëm pak orë pas lajmit që dha Top Channel, që duke iu referuar burimeve të sigurta raportoi se Hasi mund të jetë trajneri që mund të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare, pasi De Biasi ka në tryezë një ofertë të majme nga Al Nasri.

Sipas të njëjtave burime, klubi ku president është ministri i Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe është gati t’i paguajë 1.5 milionë euro në sezon De Biasit./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.