UBT

Besnik Hasi po ndahet me klubin arab, mund të bëhet kandidat për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjithnjë shumë tifozë kosovarë kanë shprehur dëshirën e tyre që Besnik Hasi të emërohet trajner i Kombëtares së Kosovës. Por, rrethanat nuk ishin as të përafërta pasi ose posti i selektorit të Kosovës ishte i zënë ose vet Hasi ishte i zënë në ndonjë klub të huaj, ndërsa mundësitë bugjetore të FFK-së thuhej se nuk ishin adekuate për ish futbollistin e famshëm kosovar.

Por, tani Hasi mund të jetë një opsion i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), e cila qe një kohë të gjatë është në kërkim të një trajneri për Kombëtaren e Kosovës, e cila ka mbetur pa përzgjedhës prej tetorit, kur u nda me Bernard Challandesin, raporton Gazeta Express.

Besnik Hasi shumë shpejt pritet të largohet nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli. Gazetari portugez, Cesar Luis Merlo, njofton se klubi arab po e largon trajnerin kosovar për ta zëvendësuar me ish trajnerin portugez të Benficas, Jorge Jesus. Ky i fundit thuhet se i ka nis negociatat me arabët.

Eco Higjiena

“Al-Ahli ka lokalizuar trajnerin Besnik Hasi. Andaj po i bën një ofertë miliona dollarëshe Jorge Jesusit, i cili pritet t’i përgjigjet në ditët e sotme”, ka shkruar gazetari Merlo.

Kosova prej tetorit është ndarë me selektorin Bernard Challandes dhe është në kërkim të një trajneri tjetër. Deri tash kreu i FFK-së ka biseduar me disa trajnerë, por ende nuk është bërë përzgjedhja.

Besnik Hasi gjithnjë ka qenë edhe një kandidat për Kombëtaren Shqiptare, ku ish futbollisti dhe trajneri i Anderlechtit ishte edhe kapiten si lojtar aktiv./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.