Besnik Hasi mund të rikthehet në Belgjikë, presidenti i klubit konfirmon interesimin për të
Besnik Hasi ishte mjaft i suksesshëm në kampionatin elitar belg të futbollit, Jupiler Pro League.
Por, trajneri me prejardhje nga Kosova sot nuk punon në Belgjikë, edhe pse kjo mund të ndodhë së shpejti, shkruan Zëri.info.
Kohëve të fundit, emri i Hasit është lakuar për ta drejtuar klubin belg, Cercle Brugge.
Lajmin në fjalë e ka konfirmuar edhe presidenti i Cercle, Vincent Goamaere.
“Një numër i emrave janë shfaqur tani në media, përfshirë edhe Besnik Hasin. Mund të them se ai preferohet nga ana jonë”, tha Goemaere për ‘Krant van West-Vlaanderen’. /Zëri.info


